"Hardh Fest 2022" Komuna Rahovec

Me ftesë të Komunës Rahovec , ishim pjesë e takimeve dhe festimeve të festës "Hardh Fest 2022"
Në ceremoninë e hapjes së këtij aktiviteti 3 ditor (2 - 4 Shator 2022) zhvilluar në Rahovec fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i komunës Rahovec z.Smajl Latifi.
Më pas përshëndetën ministra e deputetë të Kuvendit të Kosovës si dhe të shoqatave të ndryshme që operojnë në atë zonë dhe që merren kryesisht me prodhimin dhe përpunimin e rrushit.
Pastaj pershëndetën të pranishmit dhe prodhuesit e përpunuesit e rrushit edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës z.Abdulla Domi dhe Kryetari i Qarkut Lezhë z.Agron Ivani.
Në fund nga Kryetar Latifi u shpërndanë Mirënjohje për disa bujq e fermerë të kësaj komune.
Aktivitetet vazhduan me pjesëmarrjen në panairin e madh me stenda nga shumë prodhues me emër në prodhimin dhe tregtimin e verërave .
Këto aktivitete kanë vazhduar me koncerte ku kanë performuar këngetarët më me emër të Shqiptarisë.
Në emër të Këshillit të Qarkut Kukës falenderojmë z.Latifi dhe stafin e tij për ftesën dhe përkujdesjen, z. Rrustem Gecaj për drekën e shtruar me këtë rast në bodrumin e "Stone Castle" si dhe gjithë organizatorët e aktivitetit në Komunën e Rahovecit.