KESHILLI I QARKUT KUKES SOLIDARIZOHET ME FAMILJET E DEMTUARA NGA TERMETI

Në solidaritet me familjet e dëmtuara nga tërmeti i datës 26 Nëntor 2019 me propozim të Administratës së Qarkut Kukës në mbledhjen e datës 2 dhjetor 2019 Këshilli i Qarkut Kukës miratoi Projekt-Vendimin e paraqitur për një fond ndihme prej 500.000 lekësh. Ky fond do të kalohet në numrin e hapur nga ana e Qeverise Shqiptare si kontribut në eleminimin e pasojave të këtij tërmeti. Nga ana e këshilltarëve të pranishem u shprehën ngushëllime për jetët e humbura dhe angazhimi për të qenë gjithmonë të gatshëm për ndihmë të çfardo lloji në funksion të kthimit në normalitet të situatës post tërmet. #JemiNjë#.