Komisioni i mbrojtjes së tokës

Sot u zhvillua nē sallēn e mbledhjeve, takimi i Komisonit të Mbrojtjes së Tokës nën drejtimin e Kryetarit tē kētij Komisioni z Abdulla Domi. Në takim merrnin pjesë përfaqēsues nga Bashkia Kukës, Drejtoria Vendore e Policisê, Agjensia Rajonale e Kadastrēs, Drejtoria Rajonale e Mjedisit, Administrara Rajonale e Zonave e Mbrojtura, Sektori i Ekstensionit pranë Drejtorisë sê Bujqësisë dhe përfaqēsues të IKMT-së.
Nuk morēn pjesē nē këtë takim, duke mos sjellë as përfaqësues Bashkia Has dhe ajo Tropojē.
Mbas fjalēs së hapjes sē kētij takimi nga z Domi, nga ana e drejtorit të DAMT Kukēs z Dashnor Seferi u paraqit një informacion i detajuar me gjetjet që ekipi i kontrollit të KQ Kukës ka bërē nga inspektimet në tē tre bashkitē dhe thuajse gjithë NjAd nē këto bashki.
Ajo çfar vihet re në kēto konstatime është fakti se vetēm në Nj Ad Shishtavec dhe Tērthore të Bashkisē Kukēs janë ngritur dhe janë funksionale strukturat e Mbrojtjes së Tokēs. Ka njē neglizhencē tē Bashkive pēr tē mos marrē parasysh as rekomandimet e KMT për ngritjen e kētyre struktuave apo delegimin e kësaj detyre punonjesve të tjerë brenda organikës ekzistuese tē Nj Ad.
Pastaj pati njē sērē diskutimesh nga të gjithë antarët e pranishëm të cilët dhanē mendimet dhe sugjerimet e tyre pēr pērmirēsimin e situatës aktuale.
Në fund u vendos që të dilet me njê vendim orientues pēr 3 Bashkitë dhe Agjensinë Rajonale tē Kadastrës Shtetërore qē tē pērshpejtohet puna pēr përpunimin e dosjeve dhe fermerët apo pronarēt të marrin ne dorē tapitë përfundimtare tē tokēs qē e kanē tashmë pronē tē tyre.
Këto rekomandime do tē dërgohen në rrugē shkresore tek këto organe duke shpresuar se do të ketë një angazhim mē të madh nē realizimin e kësaj detyre duke e konsideruar këtë edhe si një ndër prioritetet e Qeverisē Shqiptare.