Konferenca e decentralizimit dhe performancës financiare 17.06.2022

Me datë 17 Qershor 2022 në një nga sallat e Pallatit të Kongreseve në Tiranë u zhvillua konferenca e decentralizimit dhe performancës financiare, organizuar nga Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Ministria e Brendshme.
Në këtë konferencë mori pjesë Kryeministri i Shipërisë z. Rama , Ministri i Brendshëm z. Çuci, Ministrja e Financave dhe e Ekonomisë znj. Ibrahimaj Kryetarët e Bashkive dhe ato të Këshillave të Qarqeve tê Republikës së Shipërisë.
Në këtē takim u vu theksi tek partneriteti midis dy pushteteve, roli i bashkive dhe i këshillave të qarqeve në zhvillimin ekonomik vendor si dhe displina financiare.
U diskutua në këtë konferencë edhe për përballimin e sfidave dhe adresimin në politika afatgjata dhe të qëndrueshme në Strategjinë për Decentralizim dhe Qeverisjen Vendore, 2023-2030.