Konkursi i poezisë "Agim Spahiu"

Sot në sallën American Corner të Pallatit të Kulturës "Hasan Prishtina", Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me klubin letrar "Anton Pashku " zhvilluan ceremoninë e konkursit për çmimin "Agim Spahiu".
Morën pjesë me krijimet e tyre në këtë konkurs mbi 40 poetë e krijues të rajonit tonë, nga Kosova ,Tirana e Lezha.
Pas hapjes së ceremonisë nga shkrimtari dhe krijuesi Petrit Palushi fjala përshëndetëse u mbajt nga kryetari i Këshillit të Qarkut z. Abdulla Domi, i cili falenderoi të pranishmit për prezencēn dhe i uroi punë të mbarë kësaj veprimtarie që u mbështet financiarisht nga Institucioni i KQ Kukës.
Pastaj u lexuan të gjithē poezitë që ishin sjellë në formatin elektronik nga poetēt prezentë nē këtë ceremoni. Pas përzgjedhjes së poezive dhe analizës sē kujdesshme letrare të tyre,juria e këtij konkursi e përbërë nga z. Besim R. Cengu kryetar dhe Petrit Palushi e Trëndelina Terziu anëtarë, vlerësoi me çmimin "Agim Spahiu" poeten Zaide Noka për poezinë "Hana s'ashtë vetēm e poetëve".
Në fund të ceremonise u dha edhe njē çmim special simbolik nga ana e KQ për nxënësen Fabiola Axhami, e cila recitoi në mēnyrë fantastike pjesë të poezisë sē Agim Spahiut çka bëri tē merrte duartrokitje dhe ovacione të mëdha nga të pranishmit.
Këtë aktivitet e pershendeti edhe motra e poetit, e cila falenderoi organizatorët për realizimin e kësaj ceremonie. U shtrua edhe një drekë për tē ftuarit poetë të ardhur nga Kosova, Lezha e Tirana.Këshilli i Qarkut Kukës falenderon të gjithë poetët që ishin prezent fizikisht apo me krijimet e tyre, fituesen e kētij çmimi znj. Noka , z Besim R Cengu të ardhur enkas nga Tirana për këtë ceremoni si dhe poeten dhe moderatoren znj. Trëndelina Terziu.
Falenderim special për z. Petrit Palushi dhe klubin "Anton Pashku" për bashkëpunimin, duke ju garantuar vazhdimësinē e përvitshme të kësaj ceremonie si dhe mbështetje të shumë aktiviteteve të tjera kulturore e artistike në të gjithë Qarkun Kukës.