Lufta e Lumës – Sesion historik përkujtimor

Këshilli i Qarkut Kukës në kuadër të eventeve lokale të Qarkut  organizoi aktivitetin historiko - kulturor për të përkujtuar ngjarjen historike të vitit 1912 “Luftën e Lumës”.

Në këtë aktivitet morën pjesë studiues, historianë dhe veteranë, të cilët referuan kumtesa kushtuar historikut të betejës së Lumës, arritjeve dhe problemeve të historografisë ushtarake shqiptare për këtë betejë, kontributin e të huajve dhe krahinave të tjera shqiptare në ndihmë të popullit lumjan.

Aktiviteti vijoi me dekorimin e dy personaliteteve të shquar të Qarkut; Prof.Shefqet Hoxha dhe Prof.Dr.Dritan Spahiu për kontributin e dhënë në studimet kërkimore dhe shkencore, si dhe promovimin e vlerave historike dhe patriotike të Qarkut Kukës.

Drejtues institucionesh, mësues pensionistë dhe veteranë përshëndetën dhe vlerësuan këtë aktivitet.

Ky sesion përkujtimor u ndërthur me interpretimet në poezi dhe këngë kushtuar kësaj lufte.