Mbledhja e Këshillit të Qarkut Kukës

Sot në sallën e takimeve u zhvillua mbledhja e fundit për këtë vit e Këshillit të Qarkut Kukës, në të cilën u paraqitën për miratim projektvendimet e mëposhtme,të cilat u miratuan nga anëtarët e Këshillit.
Projektvendimet e miratuara ishin:
1-Vendim për miratimin e raportit të zbatimit të buxhetit të Këehillit të Qarkut Kukës për periudhën Janar -Dhjetor 2021.
2-Vendim për miratimin e buxhetit të strukturës së administratëss së Këshillit të Qarkut Kukes si dhe nivelit të pagave për vitin 2022.
3- Rishqyrtimin e vendimit Nr. 9, datë 21.09.2021 "Përr tjetërsimin e Qendrës Multifunksionale Shishtavec" nga pronē e Këshillit të Qarkut Kukës tek Bashkia Kukës.
4-Vendim për miratimin e " Rregullores së Funksionimit të Këshillit te Qarkut Kukes".
5-Miratimin e Kalendarit të Programit Buxhetor Afatmesëm 2023-2025 si dhe të buxhetit të pritshëm të vitit 2023.
Në projektin e buxhetit të vitit 2021 me propozim të kryetarëve te Bashkive Kukës dhe Has u miratua ndryshimi i planifikimit të eventeve lokale.
U propozua që të lihet vetëm një event (festa e hapjes së sezonit turistik në Valbonë), ndërsa vlera e eventeve të planifikuara të kalonte te fondet për bashkëfinancim për restaurimin e një çerdheje në Bashkine Has.
Ky propozim u miratua me nje votë kundër (vota e kryetarit z. Domi)
Në fund nga ana e kryetarit z. Abdulla Domi u përcoll urimi për festat e Krishtlindjes dhe Vitit të ri 2022 për të gjithë këshilltarët dhe qytetarët e Qarkut Kukës.