Mbledhja e rradhës e Këshillit të Qarkut Kukës 16.03.2022

Mbledhja e rradhës e Këshillit të Qarkut Kukës
Ditën e mërkurë datë 16 mars 2022 u zhvillua mbledhja e rradhës e Këshillit të Qarkut Kukës , ku u miratuan projekt-vendimet e mëposhtme :
1-Projekt-Vendim për "Miratimin e tavaneve të projekt-buxhetit afatmesëm 2023-2025.
2-Projekt-Vendim për miratimin e kontratës, ngritjen e njësisë së menaxhimit dhe bashkëfinancimin e projektit "Rritja e biodiversitetit në pellgun e lumit Drin përmes menaxhimit të integruar të pellgut ujëmbledhës-BIODRINI".
3-Projekt-Vendim për bashkëfinancimin e projektit të bashkisë Has për "Rikonstruksioni i kopshtit të Bashkisë Has"me adresë objekti ish-gjimnazit Krumë kati i parē.
Pas diskutimeve konstruktive nga të gjithē këshilltarët u miratuan me votat unanime të gjitha projekt-vendimet e paraqitura.
Me interes të madh u diskutua dhe u miratua projekt-vendimi për miratimin e kontratës,ngritjen e njēsisë së menaxhimit dhe bashkëfinancimin e projektit "BIODRINI" ku Këshilli i Qarkut Kukës është përfitues duke qenë Partner në këtë projekt ndërkufitar,ndërsa Komuna e Rahovecit Kosovë është Lider.
Nga këshilltarët shpresohet që nëpërmjet këtij projekti të bëhet i mundur pastrimi i pellgut të liqenit ku kalon Drini i Bardhë nga mbeturinat plastike e mbetje të tjera të dëmshme për ekosistemin e ujrave të këtij pellgu. Në pikën e tretë të rendit të ditës me propozim të këshilltarit Gosturani dhe miratim nga të gjithë antarët e KQ u vendos që vlera e bashkëfinancimit për kopshtin e Bashkisë Has , nga 1.200.000 lekë që ishte projekti i paraqitur të bëhet 1.500.000 lekë.