Me rastin e 77 vjetorit tē formimit te Brigadës së 24.

Me rastin e 77 vjetorit tē formimit te Brigadës së 24. sot nē Bicaj u organizua njē ceremoni solemne. Merrnin pjesë në këtë ceremoni Prefekti i Qarkut z Zenel Kuçana, Kryetari i Bashkisë z Safet Gjici, Kryetari i Këshillit tē Qarkut z Abdulla Domi. veteranë dhe pasardhës tē familjeve tē dēshmorēve, nxēnēs e mēsues, banorē nga Kukēsi dhe nga Nj Ad Bicaj.
Pas vendosjes së kurorave, fjalēn e rastit e mbajti nēnkryetarja e komitetit te veteranēve znj Lume Paci. Pastaj pērshēndetēn takimin Kryetari i Bashkisē Kukës z Gjici, Kryetari i Këshillit tē Qarkut Kukës z Domi si dhe Prefekti i Qarkut z Kuçana.
Takimi vijoi me një koncert të shkurtēr artistik me vargje pēr luftēn dhe heronjtē e saj interpretuar nga nxënësit e shkollave në Bicaj. Në fund pērshëndeti dhe falenderoi të pranishmit për prezencën në këtë ceremoni Kryetari i OFD z Agim Braha.
Lavdi Dëshmorēve të Brigadës së 24 S dhe rroftë Populli Shqiptar.