Menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane

Organi Këshillues pranë Prefektit të Qarkut Kukës zhvilloi takimin me temë:
"Menaxhimi i integruar i mbetjeve urbane në Qarkun Kukës" si dhe masat e marra për mbajtjen pastër të mjedisit në kuadër të Planit Kombëtar të Pastrimit 2021-2022 "Të çlirojmë territorin nga mbetjet dhe ndotja mjedisore"
Në këtë takim morën pjesë Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, Kryetari i Bashkisë Tropojë, Kryetari i Bashkisë Has, Drejtori i Policisë Vendore të Qarkut Kukës si dhe anëtarë te tjere të Organit Këshillues të Prefektit.
Prefekti i Qarkut vlerësoi punën e mirë të bërë nga bashkitë për vitin 2021 dhe në mënyrë të veçantë rritjen e buxhetit nga bashkitë që shkon për trajtimin e mbetjeve dhe pastrimin për vitin 2022.Gjatë diskutimeve z Domi mori përsipër sigurimin e bazës materiale ( thasë dhe doreza plastike ) në rastin e planifikimit të një aksioni masiv,ndërsa kryetarët e bashkive vlerësuan situatën e paraqitur në materialin e prezantuar nga SZHU si dhe u shprehën për gadishmërinë dhe bashkëpunimin me institucionin e Prefektit të Qarkut Kukës në realizimin e këtyre detyrave. U kërkua ndihma e Policisë së Shtetit për verifikimin e ndotësve me inerte të mjedisit.
Përfaqesuesi i Shoqërise Civile z. Bukurosh Onuzi theksoi se në muajin Shtator do të jepet donacioni prej 6.4 mln € nga BE për ndërtimin e një Landfilli në fshatin Gjegjan, Nj.Ad.Tërthore në Bashkinë Kukës. Ky landfill do të zgjidh njëherë e mirë vend-depozitimin e mbetjeve për tre bashkitë e Qarkut, Kukës, Tropojë dhe Has.
Në fund Prefekti i Qarkut kërkoi vazhdimin e pastrimit të territorit të bashkive me Plan-Veprimin, ku deri me 30 Mars i gjithë Qarku Kukës do të jetë i pastër.