Në terren për fikjen e zjarreve.

Edhe pse ditë pushimi Kryetari i Keshillit të Qarkut Z.Abdulla Domi sot gjatë gjithë ditës ka qenë i pranishëm në operacionin e fikjes së vatrave të zjarrit në vendin e quajtur Qafa e Kumbullës në Njēsinë Administrative Surroj të Bashkisë Kukës duke dhënë kontributin njërëzor direkt nē vatër të zjarrit. Përveç efektivëve të Detashmentit të Mbrojtjes Rajonale, të Drejtorisë së Pyjeve dhe banorëve të kësaj Njēsie si dhe përfaqësuesve të Bashkisë Kukës, të Institucionit tê Prefektit të Qarkut si dhe drejtuesve të DMR-sê Kukës.
Edhe pse pati rreth 5 operacione të hedhjes së ujit me helikopter ,era e fortë e pasdites bëri që vatra të riaktivizohej dhe të mos mbahej nēn kontroll. Shfytēzojmë rastin të bëjmē thirrje që banorët dhe barinjtë të tregohen të kujdesshēm, si dhe organet kompetente të mundēsojnē vënjen para përgjegjēsisë penale zjarrvënësit.
Ta ruajmē mjedisin dhe pyjet sepse janë oksigjeni i jetēs sonë.