Panairi i artizaneve të rinjë të Qarkut Kukës

Këshilli i Qarkut Kukës  në bashkëpunim me Agjencinë “Nxitja e Biznesit Social” organizuan Panairin e artizanatit me prodhime nga artizanet e reja.

Aktiviteti u zhvillua në ambientet e Qendrës së Informacionit Turistik, Kukës.

Në panair u prezantuan produkte të prodhuara në kuadër të projektit “Adresimi në nivel lokal i sfidës së punësimit të të rinjve”, të financuar nga Agjencsia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) dhe të zbatuar nga Organizata Ndërkombëtare e Punës (ILO), Këshilli i Qarkut Kukës në bashkëpunim me Agjencinë “Nxitja e Biznesit Social”.

Për gjashtë muaj, 12 artizane të Qarkut Kukës kanë trajnuar e mësuar 42 të reja që kanë shfaqur interes për ruajtjen edhe trashëgiminë e traditës së Qarkut Kukës.

Punimet i përkasin disa fushave: çilima dhe sixhade të punuara në veg, veshje tradicioanle si dhe punime me dore konkretisht me grep, shtiza dhe qëndisje që përfaqësojnë të tre rrethet (Kukes, Has, Tropojë)

Për nxënëset e trajnuara u shpërndanë çertifikata vlerësimi.