Parku Natyror Rajonal – Liqeni i Fierzës

Në kuadër të zbatimit të vendimit të Këshillit të Qarkut Kukës, Nr. 34 date 13.10.2014 “Për shpalljen e ekosistemit natyror të liqenit të Fierzës,  Park Natyror Rajonal, në ambientet e Këshillit të Qarkut Kukës, u zhvillua një takim me grupin e punës.

Pjesë e takimit ishin specialistë të Këshillit të Qarkut Kukës,  përfaqësues të Drejtorisë Rajonale të Mjedisit,  Drejtorisë Rajonale të Pyjeve si dhe përfaqësues të shoqatës AlbaForest.

Hartimi i planit të menaxhimit të parkut ishte tema kryesore e takimit, si dhe u ndan detyrat sipas specialistëve të fushave përkatëse.

Ky takim, është në vazhdën e takimeve që do të zhvillohen dhe me përfaqësues të pushtetit vendor, OJQ-ve dhe grupeve të interesit.