Pastrojmë Qytetin

Administrata e Keshillit te Qarkut Kukēs ju bashkua sot aksionit pēr pastrimin e mjedisit organizuar nga të gjitha institucionet shtetërore e vendore që ushtrojnë aktivitetin e tyre në territorin e Bashkisë Kukēs.
Me këtë rast u bë e mundur pastrimi i nje segmenti të përcaktuar si dhe pjesa e ambienteve që rrethojnë Institucionin e Këshillit të Qarkut në lagjen nr 1 "Rruga e Universitetit" Kukës.
Baza materiale dhe mjetet tjera llogjistike janē siguruar nga vetë institucioni. Aktivitete tē tilla ndërgjegjësimi do të bëhen edhe nē tē ardhmen duke realizuar kēshtu një ndër angazhimet e qeverisë shqiptare pēr punë periodike pēr një mjedis sa më të pastër e tē shëndetshëm. Të gjithē qytetarët ti bashkohemi kësaj nisme që tē sigurojmë një ambient tē pastër pēr vehte dhe fēmijët tanë.