Perkujtohet 29 Nentori, dita e çlirmit

Ne pervjetorin e Çlirimit te Shqiperise i festuar ndryshe kete date 29 Nentor 2019.
Ne respekt te Deshmoreve te Atdheut sot u organizua ne varrezat e Deshmoreve te Atdheut ne Kukes nje ceremoni perkujtimore. Moren pjese Prefekti i Qarkut z.Zenel Kuçana, Kryetari i Bashkise Kukes z.Safet Gjici, Kryetari i Keshillit te Qarkut Kukes z.Abdulla Domi, perfaqesues te Komitetit te Veteraneve dhe te Organizates se familjeve te Deshmoreve, ushtarak e qytetare te shumte. Ne kete 75 vjetor nuk pati as fjale pershendetese per te respektuar e nderuar edhe viktimat e termetit te dates 26 nentor. Sot ne kete ceremoni u ekzekutua vetem himni Kombetar, u vendosen kurora dhe u zvhvilluan homazhe ne varrezat e Deshmoreve te Atdheut ne Kukes. Kurora ne emer te institucionit u vendos nga z.Abdulla Domi Kryetari i Keshillit Qarkut dhe nga z.Hasan Halilaj Sekretar i Keshillit te Qarkut .
Lavdi Deshmoreve te Atdheut.