Përurohet shtatorja e Pjetër Bogdanit në qytetin e Krumës 28.04.2022

Në qytetin e Krumës në Has u përurua vendosja e shtatores së Pjetër Bogdanit. Në përkujtim tē këtij dijetari të madh u zhvillua një simpozium kushtuar jetës dhe veprës së "Pjetër Bogdanit" si personalitet dhe patriot me përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare në shkrimin e gjuhës shqipe.

Me këtë rast u përurua shtatorja e tij e ngritur nē qendër të qytetit të Krumës.

Morën pjesë në këtë ceremoni Prefekti i Qarkut z. Zenel Kuçana, Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës z. Abdulla Domi, N/Kryetari i Bashkisë Kukës z.Granit Gjana, N/Kryetari i Parlamentit të Kosovës z. Enver Hoxhaj, Kryetari i Komunës së Prizerenit z. Shaqir Totaj, Akademik e Profesor, autoritete të dijes si dhe personalitete fetare të drejtimit të kishave katolike nga Shqipëria e Kosova. Pjesëmarrës në këtë ceremoni ishin qytetarë të Hasit, Tropojës dhe Kukësit.

Takimin e hapi Kryetari i Bashkisë Has z. Liman Morina , ndërsa kumtesat mbi jetën dhe veprën e Pjetër Bogdanit i mbajtën Profesorët Sabri Hamiti, Aurel Plasari e Muhamet Bela.
Zbulimin e shtatores së Pjetër Bogdanit e bëri Kryetari i Bashkisë Has z.Liman Morina dhe sponsorizuesi e sipermarrësi z. Kadri Morina.

Gjithashtu fjalë përshëndetëse mbajti Prefekti i Qarkut Kukës z. Zenel Kuçana, Kryetari i Komunës së Prizrenit z. Shaqir Todaj, z. Kadri Morina “Qytetar Nderi i Hasit “.

Në fund të takimit përpara shtatores së Pjetër Bogdanit grupet artistike nga Hasi, Tropoja dhe Kosova dhanë një program tē pasur artistik.