Prezantimi i Prefektit të ri të Qarkut Kukës z. Ali Hallaçi

Në Institucionin e Prefektit të Qarkut Kukës sot u zhvillua ceremonia e kalimit të stafetës së Prefektit të Qarkut Kukës nga Z. Zenel Kuçana, i cili i dha frymë e vrrull ndryshe këtij institucioni me devotshmerinë e korrektësinë e tij, te Z. Ali Hallaçi, i cili do të zhvillojë edhe me tej këtë institucion dhe politikat e qeverisë nëpërmjet eksperiencës dhe pozitivitetit të tij !
Të pranishëm në këtë ceremoni ishin edhe Zv. Ministri i Brendshëm z. Hodaj, Drejtoresha e Kordinimit me Prefekturat znj. Mele, Kryetari i Bashkisë Kukës z. Gjici, Kryetari i Këshillit të Qarkut z. Domi si dhe shumë drejtues të Institucioneve rajonale e vendore.
Në emër të Institucionit të Këshillit të Qarkut falenderojmë Prefektin Kuçana për punën dhe bashkëpunimin Institucional që patëm këto vite si dhe urojmë Prefektin Hallaçi për më shumë suksese në detyrën e lartë në drejtimit e Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës