Projekti TACSO per Shqiperine dhe Kosoven organizoi ne Kukes takimin e quajtur “Dita e Partneritetit” mes Organizatave te Shoqerise Civile nga Shqiperia dhe Kosova

Projekti TACSO per Shqiperine dhe Kosoven  organizoi  ne Kukes takimin  e quajtur  “Dita e Partneritetit” mes Organizatave te Shoqerise Civile nga Shqiperia dhe Kosova me 24 Gusht, 2012.
Ne kete takim moren pjese nje numer i konsiderueshem OJF-sh  nga Shqiperia dhe Kosova te cilet u njohen me nevojen per te vepruar ne partneritet si vlere e shtuar per projektet per shoqerine civile qe financohen nga Bashkimi Evropian.
Gjithashtu u be prezent nje veshtrim i shkurter mbi kerkesat e aplikimit nga Thirrja e Pare per Projekt-Propozime nga Programi i bashkepunimit Nderkufitar Shqiperi-Kosove, alokimi financiar per vitet 2007-2013.
Per rreth dy ore pjesmarresit ndermoren takime bilaterale per krijimin dhe forcimin e partneritetit mes tyre ne menyre qe te jene aplikante sa me potenciale per fondet IPA/CBC dhe projekte te tjera te financuara nga BE.