Pyjet dhe Kullotat, fokus i zhvillimit dhe mundesi punesimi.

Ne kuader te nxitjes se zhvillimit te pyjeve dhe kullotave Keshilli i Qarkut Kukes zhvilloi nje takim pune me perfaqesues te Shoqates se Perdoruesve te Pyjeve dhe Kullotave Komunale, te Komunes Malzi.

Takimi kishte per qellim angazhimin e paleve per nderhyrje dhe bashkepunim ne fushen e pyjeve, konkretisht ne perfshirjen e geshtenjes si aksion per nxitjen e punesimit ne projektin “Pakti Territorial i Punesimit”, te organizates nderkombetare ILO.

Ne kete projekt mendohet te perfshihen afersisht 10 familje qe merren me kultivimin e geshtenjes, te cilet do te perzgjidhen ne baze te kritereve qe do te vendosen nga specialiste te fushes. Gjithashtu, ky projekt perfshin edhe trajnimin e nje numri personash te tjere te interesuar ne kultivimin e geshtenjes.

Shoqata e Perdoruesve te Pyjeve dhe Kullotave Komunale ka zgjedhur fshatin Petkaj, si fshat pilot, per te kryer proçesin e rregjstrimit te pyjeve duke vene theksin tek kultivimi i geshtenjes.

Ne mbyllje te takimit u diskutua ideja e organizimit te nje panairi per te promovuar geshtenjen dhe produktet e tjera.