Rritja e Biodiversitetit për menaxhimin e integruar të pellgut ujëmbledhës - BIODRINI

Me datë 14.02.2022 në Komunën e Rahovecit , u bë hapja zyrtare e realizimit të projektit “Rritja e Biodiversitetit për menaxhimin e integruar të pellgut ujëmbledhës - BIODRINI", duke i hapur rrugë bashkëpunimit ndërkufitar mes bashkëqytetarëve shqiptarë në dy anët e kufirit shtetëror në dobi të mbrojtjes e pastrimit si dhe biodiversitetit të ujërave të lumit Drini i Bardhë, përgjatë shtratit të tij që prekë interesat e qytetarëve të Qarkut Kukës dhe Komunës së Rahovecit që lagen nga ujrat e këtij lumi.Mbështetja financiare prej 400 mijë eurosh që këtij projekti i ka dhënë Bashkimi Evropian, na obligon që të marrim masat e duhura dhe zotimin tonë që projektin ta përmbyllim suksesshëm, duke i zbatuar praktikat më të mira evropiane për bashkë-menaxhimin e këtij ujëmbledhësi.
Në këtē takim ishin të pranishëm,pērveç Kryetarit të Komunës së Rahovecit z.Smajl Latifi, edhe Kryetari i Këshillit tē Qarkut Kukës Z.Abdulla Domi, Shoqata për Hulumtime Urbane (URI), që në takim u përfaqësua nga drejtoresha, znj. Zana Vokopola si dhe Shoqata për Pastërti dhe Ambient të Kosovës (PAMKOS), me përfaqësim nga znj. Merlina Beu Muçaj,stafet e të cilëve meritojnë falenderime për kontributin e dhënë në realizimin e kësaj
marrëveshjeje dhe këtij projekti kaq të rëndësishēm.
Z Abdulla Domi në emër të Kēshillit të Qarkut Kukës shprehu kënaqēsinë që jemi partner dhe përfitues të këtij projekti dhe garantoi seriozitetin e këtij Institucioni për realizimin e të gjitha detyrimeve deri ne përfundimin e plotē të tij.
Të mundohemi të bëjmë më të mirën për këtë pasuri që kemi , me qëllim që ta bejmë lumin Drini i Bardhë një atraksion turistik dhe të këndshëm duke realizuar kështu edhe një ndër objektivat e vendosura nga Qeveria Shqiptare për një mjedis të pastër