Sot dt 29 Qershor 2021 u zhvillua një ceremoni zyrtare për të dorëzuar Titullin "Nderi i Qarkut Kukës"për 3 personalitete të Qarkut Kukës

Në ambientet e Bar-Amerika sot dt 29 Qershor 2021 u zhvillua një ceremoni zyrtare për të dorëzuar Titullin "Nderi i Qarkut Kukës"për 3 personalitete të Qarkut Kukës të cilët u çertifikuan me këtë titull që me datë 27.05.2021.
Me këtë titull u nderuan :
1-Doktor Shaqir Shehu (pas vdekjes)
2-Studiuesi Besnik Hallaçi (pas vdekjes) si dhe
3-H.Bujar Spahiu.
Kishin ardhur dhe nderuan me pjesmarrje në këtë ceremoni, familjarē dhe të afërm të dr Shaqirit e prof Besnikut që virusi tinzar na i mori e që fatkeqësisht nuk jetojnë më ne mes nesh,si dhe Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar me bashkëpunētorët e tij të ngushtë. Kishin ardhur gjithashtu këshilltarê,miq e shokë nga Kukësi e nga Kosova,nga Tirana e nga Durresi,përfaqësues tē medias dhe të ftuar të tjerë.
Merrnin pjesē gjithashtu Kryetari Bashkisë Kukēs Z Safet Gjici dhe
Prefekti i Qarkut Z Zenel Kuçana.
Fjalēn e rastit e mbajti Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës Z Abdulla Domi i cili pasi falenderoi të pranishmit në këtë ceremoni foli për aktivitetin e këtyre personaliteteve që marrin sot kētë vlerësim.
Përshendetën gjithashtu edhe Kryetari i Bashkisë Z.Safet Gjici dhe Prefekti i Qarkut Z.Zenel Kuçana.
Pas prezantimit në slajte tē një CV të secilit prej të dekoruarve, u dhanë Titujt e Nderit për familjarët dhe për për Z Spahiu prezent në kētë ceremoni , të cilët nga ana e tyre falenderuan kēshilltarët dhe Kēshillin e Qarkut Kukës për vlerësimin e bërë.
Pas mbylljes së ceremonisë për të pranishmit u shtrua një drekë e financuar nga i biri i të ndjerit Besnik Hallaçi.