Takim: Komiteti Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore

Komiteti i Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore zhvilloi sot me date 24.03.2022 një takim në ambientet e bar-hotel "Gjallica" në Kukës, ku u analizua puna e bërë për realizimin e objektivave sipas planit të menaxhimit si dhe me njohjen e rrjetit aktual të zonave të mbrojtura. Në këtë takim mori pjesë edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës, njëherësh antar i këtij komiteti, i cili vlerësoi rëndësinë që ka për të gjithë Qarkun Kukës mbrojtja dhe mire-administrimi i këtyre resurseve natyrore në Qarkun tonë.
Ky komitetet drejtohet nga Prefekti i Qarkut Kukës dhe ka në përbërje edhe anëtarë nga institucionet e Qarkut Dibër.
Le ti kushtojmë një vëmendje të veçantë kujdesit ndaj këtyre zonave dhe të perpiqemi të bejmë të mundur ndërveprimin e kujdesshëm Natyrë-Njeri. Jemi me fat që në Qarkun tonë kemi Zonën e Mbrojtur "Korab-Koritnik" dhe zona të tjera të rëndësishme, ndaj dhe kujdesi për këto pasuri natyrore duhet të jetë maksimal nga aktorët qëndror dhe lokal për një natyrë të pastër e për florë e faunë sa më të pasur.