Toka bujqësore dhe mbrojtja e saj

Punonjësit e ZMMT-ve, përfaqësues të Komisionit të Mbrojtjes së Tokës (KMT), si dhe Inspektoriati i Mbrojtjes së Tokës (IMT) të Qarkut Kukës  zhvilluan një takim pune për  mbrojtjen e tokës bujqësore dhe parandalimin e  ndërtimeve të paligjshme në to.

Në këtë takim u vu theksi në dokumentimin e të dhënave për dëmtimin e tokës bujqësore, investimet , legalizimet dhe sensibilizimin e opinionit publik për mbrojtjen e tokës. 

Gjithashtu, procedurat dhe masat që ndërmerren në rast dëmtimi të tokës bujqësore ishin një tjetër temë e rëndësishme e takimit.