Turneu Shahistik mes ekipit të Kukësit dhe Prizrenit

Në kuadrin e bashkëpunimit dhe mbështetjes së sportit të Shahut, u zhvillua sot turneu shahistik tradicional me 10 tavolina mes shahistëve të Kukësit dhe Prizrenit, me mbështetjen e Këshillit të Qarkut Kukës.

Pas një pritje ceremoniale, u zhvillua gara shahistike në ambjentet e Bar-Amerikës. Kjo garë u fitua nga miqtë me rezultatin 2.5 – 7.5.

Falënderojmë Vëllezërit Dedaj dhe Bar-Amerikën për sponsorizimin e këtij eventi.