Zhvillohet mbledhja e rradhes e Kryesise se Keshillit te Qarkut Kukes.

Ne mbledhjen e rradhes se Kryesise dhe te Keshillit te Qarkut Kukes te zhvilluar sot u miratua projekt-vendimi per Miratimin e Buxhetit Afatmesem 2021-2023 per Keshillin e Qarkut Kukes.
Pas prezantimit te materialit me relacionin shoqerues keshilltaret e pranishem e miratuan unanimisht. Edhe pse parashikohet nje pakesim i transfertes se pakushtezuar per 2021 mendojme se nuk do ndikoje ne ecurine normale te punes se Institucionit.Pastaj u miratua kerkesa qe kishte te bente me formatin e ri qe do perdoret ne komunikimin online ne raste takimesh te KQ per shkak te kufizimeve te vendosura nga perhapja e pandemise se Covid-19. Ne fund u miratua ne parim propozimi i keshilltarit z.Geca per dhenie titujsh ‘Nderi Qarkut’ per disa mjekë propozim i cili u miratua njezeri nga anetaret pjesmarres.