Zhvillohet takimi i partneritetit me Komunen Dragash, per Projekte te Bashkepunimit Nderkufitar.

Keshilli i Qarkut Kukes organizoi, me date 01.08.2012, nje takim ne ambjentet e Komunes Dragassh, ne  kuader te gjetjes se partneritetit per Projekte te Bashkepunimit Nderkufitar.
Perfaqesuesit e Keshillit te Qarkut Kukes si dhe Drejtori ekzekutiv i shoqates Alb-Aid, u mirepriten nga Kryetari i komunes Dragash Z. Salim Jenuzi si dhe nga Drejtoret e  administrates.
Ne kete takim  u diskutua per bashkepunim dhe partneritet mes rajoneve nderkufitare Dragash Prizren, Gjakove, dhe Qarkut Kukes, per projekte te rendesishme ne zhvillimin e rajonit. Z. Jenuzi se bashku me specialistet e administrates se tij u treguan  te gatshme per bashkepunim te ndersjellte.
Gjithashtu gjatë takimit nga të dyja palët u diskutua mbi projekt-ide në fusha te ndryshme kryesisht ne zhvillim te turizmit malor qe keto dy rajone kane perparesi, si dhe ne fusha te tjera te cilat palet u shrehen optimiste per perfitimin e fondeve IPA Crossborder.
Takime te tjera do te mbahen gjate periudhes ne vazhdim per ecurine dhe vazhdimesine e ketyre projekteve.