
Mbledhja e Komisionit te Mbrojtjes se Tokes nen drejtimin e Kryetarit z Abdulla Domi
Sot ne ambientet e Keshillit te Qarkut Kukes u zhvillua mbledhja e Komisionit te Mbrojtjes se Tokes nen drejtimin e Kryetarit z Abdulla Domi. Ne ketë analize pune, pas fjales se hapjes mbajtur nga Z.Domi u kalua te raporti i paraqitur per punen e bere gjate 2022,mbajtur nga Drejtori i DAMT-së Kukës Z. D.Seferi..
Me pas diskutuan ne kete mbledhje thuajse te gjithë anëtarët e pranishëm, duke nisur qe nga Nenkryetari i Bashkise Kukes Z.Isak Shehu, Nëndrejtori i Policisë së Qarkut Z.Blerim Berbati, Drejtori Rajonal i Mjedisit Z.Shemsi Shahu, Përgjegjësi i Zyrës së Ekstensionit bujqësor Z.Qemal Memishi, Përgjegjësi i Sektorit të Kadastrës ne Bashkinë Kukës Z.Gazmend Memishi, si dhe Specialisti i DRZM Kukës, Z.Bledar Bulica.
Megjithē ftesat e bëra nuk morēn pjesê në këtë takim përfaqësues nga Bashkitê e Hasit dhe të Tropojës.
Protokollin e këtij takimi e mbajti
Inspektori i IMT-së Kukës Z.Sulejman Noka i cili edhe ndërhyri disa herë për të dhēne disa sqarime.
Nē fund u miratuan me votat e plota të pjesmarrësve Projekt – Vendimet rekomanduese tē paraqitura, të cilat do tju dërgohen për ndjekje dhe zbatim bashkive të Qarkut Kukës.



