Mbledhje e Komisionit të Mbrojtjes Civile.

Mbledhje e Komisionit të Mbrojtjes Civile. Sot në sallën e takimeve të Prefektit të Qarkut Kukës u zhvillua takimi i Komisionit të Mbrojtjes Civile në shkallē Qarku.
Nē takim merrnin pjesē Prefekti i Qarkut z Kuçana, Nën kryetari i këtij komisioni z Abdulla Domi. Drejtori i Policise Vendore z Edmont Sulaj, Nënprefektët Geca e Gosturani dhe antarê tē tjerë tē KMC si dhe perfaqesues Drejtorisê së Përgjithshme tē MC dhe të Ministrisë së Mbrojtjes.
Fjalēn e hapjes e mbajti z Kuçana i cili kerkoi angazhim te të gjithë strukturave vendore dhe të tjera pēr marrjen e masave për situatën dimërore që po afron. Ai porositi qê të mbahen të hapura gjithē segmentet rrugore, furnizimin me materiale e medikamente shendetsore, furnizim me dru zjarri, furnizimi me uje te pijshēm si dhe reagimi i menjehershem ne raste emergjente. U kerkua angazhim konkret nga Policia e Shtetit dhe ajo Rrugore si dhe gadishmeri nga afektivet e DMR Kukēs. Nē këtë takim Kryetari i KQ Kukes dhe Nenkryetar i KMC kerkoi angazhim korrekt dhe bashkepunim ne mes strukturave si dhe afroi ndihmen modeste që Institucioni ynë jep në këtë kuadër.
Shpresojmë se do të menaxhojmë mē sē miri cfardo situate qē mund të na krijohet për shkak edhe të përvojēs sē mirē tē krijuar duke bërë menaxhim tē suksesshëm siç kemi vepruar vitet e kaluara.