Përzgjedhja e përfaqësimit të Qarkut Kukës në Festivalin Folklorik Gjirokastër 2023

Me datë 30 maj 2023, nën kujdesin e Këshillit të Qarkut, në sallën e madhe të pallatit të kulturës në Kukës u zhvillua paraqitja artistike e grupeve folklorike të tre bashkive me qëllim përzgjedhjen e numrave që do tē përfaqësojnë Qarkun Kukës në Festivalin Folklorik Gjirokastër 2023.

Artistët që dhanë shfaqje live, u vëzhguan dhe u vlerësuan nga nje juri profesionale e ardhur nga Ministria e Kultures dhe drejtoritë e vartësisë së kësaj Ministrie.

Në planifikimin paraprak të paraqitur është vendosur që grupi artistik i Qarkut Kukës të bejë edhe hapjen e ketij eventi artistik kombëtar..

Paraqitja ishte dinjitoze dhe duhet falenderuar angazhimi i artistëve dhe i drejtuesve të kultures së tre bashkive tona, veçanërisht grupi i bashkisë së Hasit i cili kishte një numër të konsiderueshëm artistësh dhe një larmi veshjesh popullore me bukuri origjinale.

Në fund u përzgjodhën numrat që do ta përfaqësojne Qarkun Kukës , i cili mendojmë se do të ketë një performancë dinjitoze në këtë festival.Suksese

TOP