
Qarku Kukes në Festivalin Folklorik 2023
Kryetari i Keshillit te Qarkut Kukes z.Abdulla Domi ishte i pranishem nga data 23-25 Qershor 2023 në Gjirokastrër duke shoqëruar grupin e Qarkut tonë i cili performoj në Festivalin Folklorik 2023. Është nder për ne që hapja e këtij eventi kulturor mbarëkombëtar ju besua grupit artistik të Qarkut Kukës .Krenar për ju vëllezër e motra artistë të Kukësit, Hasit dhe Tropojës që na nderuat me performancën artistike dhe mbani gjallë vlerat kulturore dhe etnografike të Qarkut Kukës .



