
Takim ne Tropoje me Njësinë e Menaxhimit dhe stafin e projektit “Biodrini “
Në vazhdim të realizimit të planeve të punës, dhe skaletës së miratuar nga donatori BE, sot në Tropojë u zhvillua një takim me Njësinë e Menaxhimit dhe stafin e projektit “Biodrini ” me disa aktorē lokalë, të rinj e të reja si dhe pjestarë të administratës së Bashkisë Tropojë dhe drejtuesve të Këshillit të Qarkut Kukës.
Merrnin pjesë në këtë aktivitet edhe Kryetari dhe Sekretari i Këshillit të Qarkut Kukës pērkatësisht zotërinjtë Abdulla Domi dhe Destan Spahiu, Nënkryetari i Bashkisē Tropojë z Abedin Kërrnaja , përfaqesues nga Komuna Rahovec Kosovë si dhe punonjës të sektorit të mjedisit dhe të ujrave në këtë bashki.
Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës z.Domi i cili falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre në këtē aktivitet dhe garantoi mbeshtetjen e këtij Institucioni per zbatimin me korrektēsi të këtij projekti. Pastaj përshendeti edhe Z Kërrnaja, dhe pas tij pershendeti edhe Z. Bukurosh Onuzi nga shoqëria Civile.
Menaxherja e këtij projekti për Kukësin znj.Majlinda Onuzi beri nje prezantim per atë cfarë perfaqeson dhe çfarë mendojme te arrihet nga ky projekt shume i rendesishem per ne. Pastaj folën me rradhë perfaqesuesi i Komunes se Rahovecit Z.Rrahman Krasniqi si lider i ketij projekti.
Ne kete aktivitet folen edhe perfaqesues te Bashkisë Tropojë, te rinj pjesmarres si dhe perfaqesues te shoqerise civile të kësaj bashkie.
Ne fund nga orginizatoret per te pranishmit u dha edhe nje drekë pune në ambientet e lokalit “Univers” në Tropojë.Në ditët në vazhdim një takim i tillē do të zhvillohet edhe ne Bashkinë e Hasit !




