Takim ne Has me Njësinë e Menaxhimit dhe stafin e projektit “Biodrini “

Në vazhdim të realizimit të planeve të punës, dhe skaletës së miratuar nga donatori BE, dje në Has u zhvillua një takim me Njësinë e Menaxhimit dhe stafin e projektit “Biodrini ” me disa aktorē lokalë, të rinj e të reja si dhe pjestarë të administratës së Bashkisë Has dhe drejtuesve të Këshillit të Qarkut Kukës.

Merrnin pjesë në këtë aktivitet edhe Kryetari dhe Sekretari i Këshillit të Qarkut Kukës pērkatësisht z. Abdulla Domi dhe z.Destan Spahiu, Nënkryetari i Bashkisē Has z.Flamur Thaçi , përfaqesues te shoqatave si dhe punonjës të sektorit të mjedisit dhe të ujrave në këtë bashki.

Fjalën e hapjes e mbajti Kryetari i Këshillit të Qarkut Kukës z.Domi i cili falenderoi të pranishmit për prezencën e tyre në këtē aktivitet dhe garantoi mbeshtetjen e këtij Institucioni per zbatimin me korrektēsi të këtij projekti. Pastaj përshendeti edhe Z Thaçi, dhe pas tij pershendeti edhe Z. Bukurosh Onuzi nga shoqëria Civile.

Menaxherja e këtij projekti për Kukësin znj.Majlinda Onuzi beri nje prezantim per atë cfarë perfaqeson dhe çfarë mendojme te arrihet nga ky projekt shume i rendesishem per ne.

Ne kete aktivitet folen edhe perfaqesues te Bashkisë Has, si dhe perfaqesues te shoqerise civile të kësaj bashkie.

TOP