
Takim ne Lezhe
2 Mars 1444- 2 Mars 2023 – 579 vite nga Lidhja e Princave në Lezhë, sot në kujdesin e Kryetarit të Bashkisë Lezhë, Z. Pjerin Ndreu u kremtua si feste e madhe e mbarë shqiptarise.
Lezha, Tempulli i Historisë Kombëtare….Qyteti simbol i bashkimit e unitetit…. që i dha kuptim gjithe kombit tone, ku u hodhën themelet e vetëdijes kombetare për shtet, si në shekuj , bashkoi bashkë sot, autoritete të larta e pjesemarrës nga të gjitha trevat shqiptare, në Shqiperi, Kosovë, Maqedoni e Veriut, Mal të Zi, Bujanoc e nga Lugina e Presheves.
Morën pjese edhe Kryetari i Këshillit të Qarkut Lezhë, zoti Agron Ivani, na nderuan gjithashtu me pjesëmarrjen e tyre Kryetaret e qarqeve, Korçë, Kukës , Vlorë , Dibër, Gjirokastër e Berat.
Festa mori madhështinë e saj edhe nga Festivali Folklorik ( Konkurs ) i shkollave fituese të Bashkive të veriut të Shqipërisë për ruajtjen e traditës organizuar nga Drejtoria Rajonale e Arsimit Parauniversitar Lezhë, në kujdesin e Drejtorit, z. Hasan Muça.

