KESHILLI I QARKUT KUKËS

VENDIMET E KESHILLIT TE QARKUT VITI

 

2008; 2009

Qeverisja vendore në Republikën e Shqipërisë ngrihet në bazë të parimit të decentralizmit të pushtetit dhe ushtrohet sipas parimit të autonomisë vendore. Njësitë e qeverisjes vendore janë Komunat /Bashkitë dhe Qarqet.
Qarku përbëhet nga disa njësi bazë të qeverisjes vendore me lidhje tradicionale, ekonomike e sociale dhe me interesa të përbashkët. Qarku i Kukesit perbehet nga 24 komuna dhe 3 bashki. Qarku është njësia ku ndërtohen e zbatohen politikat rajonale dhe ku ato harmonizohen me politikën shtetërore. Organi përfaqësues i Qarkut është Këshilli i Qarkut. Bashkitë dhe komunat delegojnë anëtarë në këshillin e qarkut  në përpjesëtim me popullsinë e tyre, por për çdo rast të paktën një anëtar. Kryetarët e komunave dhe të bashkive janë kurdoherë anëtarë të Këshillit të Qarkut. Anëtarët e tjerë të tij zgjidhen me lista përpjesëtimore ndër këshilltarët bashkiakë ose komunalë nga këshillat përkatës. Funksioni i anëtarit të këshillit të qarkut është i papajtueshëm me çdo funksion në administratën e qarkut.
Keshilli i Qarkut Kukes perbehet nga 35 antare.
Këshilli i qarkut  ka të drejtë të nxjerrë urdhëresa dhe vendime me fuqi detyruese të përgjithshme për qarkun.
Këshilli i qarkut ushtron këto kompetenca dhe detyra:
a) Miraton statusi e qarkut, si dhe rregulloren e brendshme të funksionimit të tij ;
b) Vendos për nivelin e ndihmesave financiare të detyrueshme të çdo komune dhe bashkie përbërëse në buxhetin e qarkut;
c) Zgjedh dhe shkarkon nga anëtarët e këshillit kryetarin, zëvendëskryetarin dhe anëtarët e kryesisë;
ç) Emëron dhe shkarkon sekretarin e këshillit të qarkut;
d) Miraton strukturën organizative dhe rregulloret bazë të administratës së qarkut, të njësive e institucioneve buxhetore në varësi të qarkut, si dhe numrin e personelit të tyre,kërkesat për kualifikim, pagat dhe mënyrat e shpërblimit të punonjësve dhe të personave të tjerë të zgjedhur ose të emëruar në përputhje me legjislacionin në fuqi;
dh) Miraton aktet e themelimit të ndërmarrjeve, shoqërive tregtare, si dhe të personave të tjerë juridikë që krijon vetë ose është bashkëthemelues;
e) Miraton buxhetin dhe ndryshimet e tij;
ë) miraton tjetërsimin ose dhënien në përdorim të pronave të tretëve;
f) Organizon dhe mbikëqyr kontrollin e brendshëm;
g) Vendos për taksat e tarifat në kompetencë të qarkut, si dhe për nivelin e tyre;
gj) Vendos për marrjen e kredive dhe shlyerjen e detyrimeve ndaj të tretëve;
h) vendos për krijimin e institucioneve të përbashkëta me njësi të tjera të qeverisjes vendore, përfshi subjektin e kompetencave të përbashkëta ose me persona të tretë;
i) emëron dhe shkarkon drejtuesit e ndërmarrjeve dhe institucioneve në varësi të tij;
j) Vendos për fillimin e procedurave gjyqësore për çështje të kompetencës së vet;
k) Vendos për vërtetimin dhe heqjen e mandatit të këshilltarit të qarkut;
l) Miraton norma, standarde e kritere për rregullimin dhe disiplinimin e funksioneve që i janë dhënë atij me ligj, si dhe për mbrojtjen dhe garantimin e interesit publik në nivel qarku;
ll) Vendos për simbolet e qarkut;
m) jep tituj nderi dhe stimuj;
n) vendos për rregullat, procedurat dhe mënyrat e realizimit të funksioneve të deleguara në bazë dhe në zbatim të ligjit me të cilin bëhet ky delegim në qark;
nj) Miraton ose shfuqizon vendimet e kryesisë së qarkut.


Funksionimi i këshillit të qarkut
Këshilli i qarkut ushtron kompetencat nga çasti i konstituimit të tij deri në konstituimin e këshillit pasardhës.
Mbledhja e radhës e këshillit të qarkut bëhet jo më pak se një herë në tre muaj.Mbledhjet zhvillohen sipas programit të punës që bën këshilli.
Këshilli i qarkut mblidhet jashtë radhe me kërkesë:
a) të kryetarit të tij;
b) të kryesisë së këshillit;
c) të një të tretës së anëtarëve të këshillit;
ç) të prefektit për çështje që lidhen me ushtrimin e funksioneve të tij.
Thirrja e mbledhjes së këshillit bëhet nga kryetari.
Njoftimi për mbledhjen e këshillit bëhet si rregull jo më pak se 10 ditë para datës së zhvillimit të mbledhjes. Njoftimi përmban datën e mbledhjes, orën, vendin dhe rendin e ditës.

 

VENDIMET E KESHILLIT TE QARKUT VITI 2008

V.1 PER MBYLLJEN E BUXHETIT TE VITIT 2007
V.2 PER MIRATIMIN E STRUKTURES SE ASMINISTRATES SE QARKUT.
V.3.PER MIRATIMIN E STRUKTURES SE ND.RRUGEVE RURALE RAJONALE.
V.4. PER MIRATIMIN E BUXHETIT TE VITIT 2008.
V.5. PERNXJERRJEN JASHTE PERDORIMIT TE DHE PER DHINIEN NE PERDORIM TE OBJEKTEVE TE ISH-NDERMARREJES NE LEKUJDIM TE KESHILLIT RRETHIT KUKES.
V.6. PER NXJERRJEN JASHTE PERDORIMIT TE MATERIALEVE, MJETEVE DHE PAJISJEVE NE INVENTAR TE KESHILLIT TE QARKUT KUKES.
V.7. PER MIRATIMIN E NJE ANETARI TE KRRT SE QARKUT KUKES.
V.8. PER MIRATIMIN E NUMRIT TE AUTOMJETEVE TAKSI TE NJESIVE VENDORE TE QARKUT KUKES.
V.9 PER MIRATIMIN E ANETARESIMIT TE KESHILLIT TE QARKUT KUKES NE ASAMBLENE E RAJONEVE TE EVROPES.
V.10. PER MIRATIMIN E RRUGEVE PRIORITARE DYTESORE DHE LOKALE QE DO TE FINANCOHEN NGA PROJEKTI I BANKES BOTERORE.
V.11. PER MIRATIMIN E VENDIMEVE TE KRYESISE SE KESHILLIT TE QARKUT KUKES.
V.12. PROPOZIM PER MIRATIMIN E KUFIRIT TE ZONES INFORMALE Nr. 1 NE BASHKINE KUKES ME SIPERAQE 20.28 HA.
V.13. PER MIRATIMIN E NIVELIT TE NDIHMAVE FINANCIARE TE DETYRUESHME TE KOMUNAVE/BASHKIVE NE BUXHETIN E QARKUT KUKES.
V.14. PER DELEGIMIN E FONDIT PER INVESTIMET NE OBJEKTIN: "NDERTIM URE NE FSHATIN KOLESJAN"
V.15. MIRATIMIN E RREGULLORES TE ORGANIZIMIT DHE FUNKSIONIT TE VEPRIMTARISE SE KRYESISE DHE KESHILLIT TE QARKUT KUKES.
V.16. MIRATIMIN E RREGULLORES TE ORGANIZIMIT TE ADMINISTRATES SE KESHILLIT TE QARKUT KUKES.
V.17. PER MIRATIMIN E VENDIMEVE TE KRYESISE SE KESHILLIT TE QARKUT KUKES.
V.18. PER NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E KOMITETIT TE VLERESIMIT TE NEVOJAVE DHE PLANIFIKIMIT TE SHERBIMEVE TE REJA NE KOMUNITET.
V.19. PER DISA NDRYSHIME NE BUXHETIN E KESHILLIT TE QARKUT KUKES.
V.20. PER MIRATIMIN E MARREVESHJES MES KESHILLIT TE QARKUT KUKES DHE FSHZH-ne PER FUNKSIONIMIN DHE MIREMBAJTJEN E RRUGES DOMAJ-URA E LAPAJVE.
V.21. PER DISA NDRYSHIME NE BUXHETIN E KESHILLIT TE QARKUT KUKES.
V.22. PER KRIJIMIN E AGJENSISE RAJONALE TE ZHVILLIMIT KUKES.
V.23. PROPOZIM PER DHENIE PENSIONI TE POSAQEM SHTETEROR z.HAJREDIN XHEZAHIR HOXHA.
V.24. PER MIRATIMIN E LINJAVE SHTESE TE TRANSPORTIT TE MESUESVE DHE NXENESVE.

 


 

VENDIMET E KESHILLIT TE QARKUT VITI 2009

V.1 PER MIRATIMIN E STRUKTURES SE ADMINISTRATES SE QARKUT
V.2 PER MIRATIMIN E STRUKTURES SE ND.RRUGEVE RURALE RAJONALE.
V.3. PER MIRATIMIN E BUXHETIT TE KESHILLIT QARKUT KUKES PER VITIN 2009.
V.4. PER MIRATIMIN E MASES SE SHPERBLIMIT TE ANETAREVE TE KRRT-se DHE TE KESHILLIT TEKNIK.
V.5. MBI NGRITJEN E GRUPIT KORDINUES PER ORGANIZIMIN E PUNES PER PJESEMARRJEN NE FESTIVALIN FOLKLORIK-GJIROKASTER 2009.
V.6. PER MIRATIMIN E LINJAVE SHTESE TE TRANSPORTIT TE MESUESVE DHE NXENESVE.
V.7. PER TRAJTIMIN ME TRUALL DHE KREDI PER FAMILJET E PERMBYTURA NGA H/C FIERZES.
V.8. PROPOZIM PER DHENIE PENSIONI TE POSAQEM SHTETEROR Z.HAMIT MINAH NOKA.
V.9 PER MIRATIMIN E NIVELIT TE NDIHMESAVE FINANCIARE TE DETYRUESHME TE KOMUNAVE DHE BASHKIVE PERBERESE NE BUXHETIN E QARKUT KUKES.
V.10. PER ZGJEDHJEN E Zv/KRYETARIT TE KESHILLIT TE QARKUT KUKES.
V.11. PER MBYLLJEN E BUXHETIT FAKTIK TE VITIT 2008.
V.12. PER RISHQYRTIMIN E BUXHETIT TE KESHILLIT TE QARKUT KUKES DHE NDARJEN E TE ARDHURAVE PER VITIN 2009.
V.13. PER MIRATIMIN VENDIMEVE TE KRYESISE TE KESHILLIT TE QARKUT KUKES.
V.14. PER NXJERRJEN JASHTE PERDORIMIT TE MATERIALEVE, MJETEVE DHE PAJISJEVE NE INVENTAR TE KESHILLIT TE QARKUT KUKES.
V.15. PER TRAJTIM ME TRUALL DHE KREDI PER FAMILJET E PERMBYTURA NGA H/C FIERZES.
V.16. PER NGRITJEN DHE FUNKSIONIMIN E KESHILLIT (KOMITETIT) RAJONAL TE PROMOVIMIT TURIZMIT DHE MBROJTJES MJEDISIT TE QARKUT KUKES.
V.17. PER DISA NDRYSHIME NE BUXHETIN E KESHILLIT TE QARKUT KUKES.
V.18. PER TRAJTIM ME TRUALL DHE KREDI PER FAMILJET E PERMBYTURA NGA H/C FIERZES.