Të nderuar qytetarë,
Më datën 26.11.2026 ora 10:00 në sallën e mbledhjeve te Këshillit te Qarkut Kukës do të zhvillohet Dëgjesa Publike për përgatitjen e buxhetit të vitit 2027 dhe Projekt Buxhetin Afatmesëm 2027-2029. Këshilli i Qarkut Kukës ju fton të merrni pjesë për të shprehur mendimet dhe propozimet tuaja mbi prioritetet dhe investimet që duhet të adresohen për zhvillimin e komunitetit tonë.
Kjo dëgjesë ka për qëllim :
- Të informojmë qytetarët dhe grupet e interesit mbi projektbuxhetin dhe prioritetet për periudhën 2027–2029.
- Të paraqesim burimet financiare, programet buxhetore dhe investimet e propozuara për vitin 2027.
- Të dëgjojmë nevojat, sugjerimet dhe rekomandimet e komunitetit.
- Të shqyrtojmë propozimet e publikut dhe të vlerësojmë mundësinë e reflektimit të tyre në dokumentet buxhetore.
Ejani të ndani idetë tuaja për një zhvillim të qëndrueshëm.
