Konsultimi publik për Projekt Buxhetin Afatmesëm 2025-2027 dhe buxhetin e vitit 2025.

Sot në ambientet e Këshillit të Qarkut Kukës u zhvillua “Dëgjesa Publike” për Projekt Buxhetin Afatmesëm 2025-2027 dhe buxhetin e vitit 2025. Përfaqësues të instiucioneve vendore, shoqërisë civile dhe qytetarë ishin pjesë e këtij konsultimi publik.
Për të pranishmit u prezantua fokusi kryesor i Projekt Buxhetin Afatmesëm 2025-2027 dhe prioritete për vitin 2025 ku përveç pjesës administrative janë përfshirë plani i investimeve për vitin 2025, projekte me financim të huaj, si dhe eventet lokale të Qarkut Kukës.
Të pranishmit parashtruan kërkesat dhe sugjerimet e tyre në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm, ku u propozuan një sërë idesh për promovimin e turizmit malor, trashëgimisë kulturore, si dhe aktiviteteve sportive.