Qarku i Kukësit me sipërfaqe 2.373 km2 dhe popullsi prej 117614 banorësh përfshin nën administrimin e tij rrethet Kukës, Has dhe Tropojë.
Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Këshillit të Qarkut Kukës dhe Shoqatës franceze “Just Solidaire”, u zhvillua ceremonia e dorëzimit të një donacioni librash në ambientet e shkollës 9-vjeçare “Avni Rustemi”, Kukës.

Kryetari i Këshillit të Qarkut shprehu mirënjohjen e tij në emër të institucionit për kontributin e vyer të dhënë nga Shoqata “Just Solidaire” në mbështetje të arsimit dhe brezit të ri.
Të dy institucionet riafirmuan angazhimin e tyre për të vijuar bashkëpunimin në funksion të zhvillimit shoqëror e arsimor, duke e konsideruar librin dhe dijen si themelin më të qëndrueshëm për përparimin e komunitetit.