“K’cimi i Tropojës” u shpall sot zyrtarisht pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit në UNESCO!
Pas vlerësimit pozitiv nga Organizmi i Vlerësimit të UNESCO-s, gjatë sesionit të 19-të të Komitetit Ndërqeveritar për Ruajtjen e Trashëgimisë Kulturore Jomateriale, në Asuncion, Paraguaj, “K’cimi i Tropojës” është tashmë pjesë e Listës Përfaqësuese të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit.
Përpjekja për këtë vlerësim nisi vite më parë nga artistë dhe intelektualë të Tropojës, nxitur nga koreografi Skënder Haklaj. Ishte ky grup që ndërtoi dosjen dhe nxiti qeverinë për aplikim i cili pas gato 10 vitesh procedura kulmoi sot me listimin e K’cimit tek grupi i trashëgimive botërore jomateriale.