
Në këtë mbledhje u diskutuan disa çështje të rëndësishme, si miratimi i Programit Buxhetor Afatmesëm 2025-2027 (i rishikuar), tavanet përfundimtare të tij, si dhe raporti i monitorimit Janar-Gusht 2024.
Rëndësi të veçantë kishte miratimi i bashkëfinancimit të projektit në Njësinë Administrative Golaj, Has, për “Rehabilitimi i infrastrukturës së ndriçimit rrugor”, si dhe miratimi për aplikim projekti pranë Ministrisë së Shëndetësise dhe Mbrojtjes Sociale.
Gjatë kësaj mbledhje Kryetari, z.Dobrushi, theksoi se zhvillimi i rajonit tonë përmes projekteve të ndryshme ka qenë dhe do të jetë fokusi kryesor i punës tonë kjo është pasqyruar dhe me tre projekte infrastrukturore në të tre Bashiktë e Qarkut.