Konsultimi publik për Projekt Buxhetin Afatmesëm 2026-2028 dhe buxhetin e vitit 2026.

Këshilli i Qarkut Kukës zhvilloi “Dëgjesën Publike” për fazën finale të Projekt Buxhetit Afatmesëm 2026-2028 dhe buxhetin e vitit 2026. Në këtë konsultim publik morën pjesë përfaqësues të institucioneve vendore, shoqërisë civile dhe qytetarë.

Gjatë prezantimit  të pranishmit u u njohen me Projekt Buxhetin Afatmesëm 2026-2028 dhe prioritetet për vitin 2026 ku  fokusi kryesor përveç pjesës administrative ishte plani i investimeve për 3 vitete e ardhshme 2026-2027-2028, projekte me financim të huaj, si dhe eventet lokale të Qarkut Kukës.

Në fund të takimit nga të pranishmit u parashtruan sugjerime në lidhje me buxhetin e vitit të ardhshëm.

Gjithashtu u propozuan një sërë idesh për projekte investimesh, aktivitete social – kulturore me karakter sportiv si dhe bashkëpunim në kuadër të përkujdesjes sociale ndaj komunitetit.