Kryetari

ABDULLA NURË DOMI

KRYETAR I KËSHILLIT TË QARKUT KUKËS


Lindur me 25.10.1963 në Domaj ,të Njësisë Administrative Bicaj të Bashkisë Kukës.

Ka përfunduar studimet e larta baçhelor në degën “Menaxhim Biznes” ,si dhe Master Shkencor në “Menaxhment” , dhe gjatë periudhës 1998-2013 ka punuar si  drejtues ligjor i firmës private ”Auto-Pjesë,Auto-Servis” DOMI në Kukës.

Në mandatin e pushtetit vendor gjatë viteve 2011-2015 është zgjedhur dhe ka ushtruar me mandat të plotë detyrën si Antar i Këshillit Bashkiak Kukës.

Nga 16 Tetori 2013 deri në 15 Maj 2019 ka ushtruar detyrën e Sekretarit të Përgjithshem të Institucionit të Prefektit të Qarkut Kukës.

Në zgjedhjet vendore të datës 30 Qershor 2019 është zgjedhur Këshilltar i Bashkisë Kukës , dhe antar i Këshillit të Qarkut Kukës.

Nga data 04 Shtator 2019 e në vazhdim është zgjedhur dhe ushtron detyrën e rëndësishme të Kryetarit të Këshillit të Qarkut Kukës.

Nga tetori i vitit 2019 është zgjedhur Kryetar Rajonal i Federatës së Paqes Universale Shqiptare për Rajonin e Kukësit dhe nga shtatori 2020 e në vazhdim kryen edhe detyrën e Nënkryetarit të Federatës së Paqes Universale Shqipëri.

Banon në qytetin e Kukësit , është i martuar dhe ka tre fëmijë dy vajza dhe një djalë.

TOP