Më datë 18 qershor 2026, u zhvillua mbledhja e radhës e Këshillit të Qarkut Kukës, në të cilën u shqyrtuan dhe u miratuan të gjitha pikat e rendit të ditës.
Gjatë mbledhjes, Këshilli miratoi:

Projektvendimin “Për propozimin për shpallje Monument Kulture të godinës “Radio Kukësi”;

Projektvendimin “Për miratimin e tavaneve përgatitore të Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029 në nivel programi”;

Projektvendimin “Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të Këshillit të Qarkut Kukës për periudhën janar–dhjetor 2025”;

Projektvendimin “Për miratimin e planit të të ardhurave të Këshillit të Qarkut Kukës për vitin 2026”;

Projektvendimin “Për miratimin e indeksimit të pagave për Këshillin e Qarkut Kukës për vitin 2026”;

Projektvendimin “Për miratimin e raportit të monitorimit të zbatimit të buxhetit të Këshillit të Qarkut Kukës për periudhën janar–prill 2026”;

Projektvendimin “Për miratimin e fazës së parë të Programit Buxhetor Afatmesëm 2027–2029”.
Vendimmarrja e Këshillit të Qarkut Kukës pasqyron angazhimin e vazhdueshëm për ruajtjen e trashëgimisë kulturore, forcimin e menaxhimit financiar dhe planifikimin e qëndrueshëm të zhvillimit të qarkut.