Bashkia Has

Bashkia Has

Bashkia e Hasit është sipas ndarjes se re teritoriale nje nga 61 bashkite e Shqipërisë. Bashkia e Hasit ka perafersisht 22,300 banorë (deri ne vitin 2014 sipas gjendjes civile Has), një sipërfaqe prej 374 km² dhe qendër Krumën.
Hasi është një krahine etno-gjeografike me kufij te përcaktuar shume qarte, i rrethuar pothuajse rreth e qark i gjithë Hasi me lumenj ne mes ngrihet madheshtor mali i Pashtrikut me lartesi 1989 m mbi nivelin e detit.
Në veri dhe në lindje, Drini i Bardhë dhe dega e tij Ereniku që e ndajnë nga Krahina e Rekës dhe Podrimës (Rrafshi i Drinit). Ne jug dhe në perëndim kufizohet me krahinën e Lumës dhe Malziut me të cilat i ndan Drini i Bardhë dhe i bashkuar dhe sot liqeni i Fierzës, ndërsa në veri-perëndim përroi i Skatinës e ndan nga Butyci i rrethit të Tropojës.

Emri i Njesise Vendore Rrethi Has Nr i popullsise Viti i perditesimit
te te dhenave
Bashkia Krume Qyteti 8.944 2014
Njesia Administrative Golaj 8.095 2014
Njesia Administrative Fajza 4.186 2014
Njesia Administrative Gjinaj 1.106 2011
Gjithsej 22300 Banorë