Bashkia e Kukësit është njëri nga 61 bashkite e Shqiperise.Bashkia Kukes bën pjesë në Prefekturen e Qarkut të Kukësit. Bashkia e Kukësit ka perafersisht 65.100 banore , si dhe një sipërfaqe prej 933 km² me Qendër Administrative Kukësin. Kukësi shtrihet në pjesën verilindore të Krahinës Malore Qëndrore në pellgun me të njëjtin emër, vendosur në gjërësinë gjeografike veriore ndërmjet 41°17’29 dhe 42°05’09 dhe në gjatësinë gjeografike lindorë nga 19°23’30 dhe në 20°23’23. Kukësi ka formën e një shumëkëndëshi me gjatësi, veri-jug 26 km dhe gjerësi 35 km, sipërfaqja 933 km², ndërsa vija kufitare është 156 km.
Nga veriu kufizohet me bashkine e Hasit me vijën kufitare 34 km, nga lindja me vijën kufitare shtetërore 41 km, nga jugu me bashkine e Peshkopisë 40 km dhe nga perëndimi me bashkine e Mirdites 21 km dhe bashkine e Pukës 20 km.
Përsa i përket pozites gjeografike të Kukësit.Qyteti i Kukësit shtrihet në pjesën verilindore të Republikës së Shqipërisë. Kukësi ose Kukësi i Ri është vendosur në rreze të malit të Gjallicës (2487 m) dhe është një ndër qytetet më të reja në Shqipëri e cila ka filluar ndertimet ne v 1962 . Përfundoi së ndërtuari në vitin 1976, dhe vendin e Kukësit të Vjetër e zuri hapësira ujore prej 72,5 km² e liqenit artificial të Fierzës, i cili u ndërtua si rezultat i ndërtimit të Hidrocentralit me po të njëjtin emër. Baseni i këtij liqeni furnizohet nga dy lumenj të rëndësishëm, Drini i Zi ( buron në liqenin e Ohrit ) dhe Drini i Bardhë ( buron në Malet e Rugovës, Kosovë ), të dy këto degë formojnë Lumin Drin, më të gjatin në Shqipëri me 280 km i cili derdhet në Detin Adriatik nëpërmjet Gjirit të Lezhës. Bashkimi i dy Drinave i kanë dhënë Kukësit formën e një gadishulli, gjë që jep një pamje shumë piktoreske.
Emri i Njesise Vendore | Rrethi Kukes | Nr i popullsise | Viti i perditesimit te te dhenave |
---|---|---|---|
Bashkia Kukës | Qyteti | 22.614 | 2014 |
Njesia Administrative | Kolsh | 1.250 | 2011 |
Njesia Administrative | Tërthore | 3.318 | 2014 |
Njesia Administrative | Shtiqën | 3.516 | 2014 |
Njesia Administrative | Malzi | 3.828 | 2014 |
Njesia Administrative | Surroj | 2.317 | 2014 |
Njesia Administrative | Bicaj | 8.557 | 2014 |
Njesia Administrative | Zapod | 3.076 | 2014 |
Njesia Administrative | Shishtavec | 5.111 | 2014 |
Njesia Administrative | Topojan | 2.607 | 2014 |
Njesia Administrative | Ujmisht | 1.797 | 2011 |
Njesia Administrative | Grykë-Cajë | 1.440 | 2011 |
Njesia Administrative | Bushtricë | 4.391 | 2014 |
Njesia Administrative | Kalisë | 827 | 2011 |
Njesia Administrative | Arrën | 462 | 2011 |
Gjithsej | 65.100 Banorë |