Tropoja ndodhet në verilindje të Shqipërisë dhe kufizohet në veri me Malin e Zi, në jug me Rrethin e Hasit, në perëndim me Qarkun e Shkodrës (me rrethet Shkodër dhe Pukë) dhe në lindje me Republikën e Kosovës. Gjatësia e vijës kufitare me Kosovën është 81 km, ndërsa me Malin e Zi rezulton 31 km. Rrethi i Tropojës ka një sipërfaqe prej 1043 km2, dhe me nje popullsi perafersisht prej 28.170 banoresh,ndërsa sipërfaqja e qytetit të Bajram Currit rezulton 160 ha. Ky rreth shtrihet në juglindje të Alpeve të Veriut.
Tropoja është një zonë tipike malore. Si një pjesë përbërëse e Alpeve Shqiptare, hapësirën më të madhe të sipërfaqes së rrethit e zënë malet e larta. Lartësia mesatare e rrethit të Tropojës është ndër më të lartat në Shqipëri – 1105 m mbi nivelin e detit
Tropoja është një zonë kryesisht bujqësore dhe blegtorale përsa i përket aspektit ekonomik. Sektorët prioritarë me bazë zhvillimi për të ardhmen konsiderohen turizmi rural e malor, prodhimi bujqësor dhe përpunimi i produkteve bujqësore duke u mbështetur në kushtet e përshtatshme natyrore, klimatike dhe gjeografike të rrethit. Ndër sektorët më të rëndësishëm të ekonomisë konsiderohet industria minierare.
Lugina e Valbonës është ndër atraksionet kryesore jo vetëm të Tropojës, por edhe të Shqipërisë. Si zona e dytë malore më e vizituar në Shqipëri (pas Thethit), ajo shtrihet në një sipërfaqe prej 8000 ha dhe ndodhet 23 km larg qytetit të Bajram Currit. Lugina është një monument natyror i mbrojtur nga shteti në cilësinë e një “Parku Natyror Kombëtar”.
Emri i Njesise Vendore | Rrethi Tropoje | Nr i popullsise | Viti i perditesimit te te dhenave |
---|---|---|---|
Bashkia Bajram Curri | Qyteti | 8.214 | 2014 |
Njesia Administrative | Bujan | 2.874 | 2014 |
Njesia Administrative | Margegaj | 3.000 | 2014 |
Njesia Administrative | Tropoje fshat | 5.438 | 2014 |
Njesia Administrative | Llugaj | 2.149 | 2014 |
Njesia Administrative | Fierze | 2.462 | 2014 |
Njesia Administrative | Bytyq | 2.094 | 2014 |
Njesia Administrative | Lekbibaj | 1.947 | 2014 |
Gjithsej | 28.170 Banorë |