Pashtriku

Pashtriku me Malet e Hasit janë male në Kosovë që fillojnë nga Qafa e Morinës e deri në luginën e Drinit të Bardhë në Vërmicë. Vendbanimi më i afërt është fshati Gjonaj.

Këto male shtrihen në mes të luginës së Drinit e Valbonës në Shqipëri dhe luginës së Erenikut e Drinit në Dukagjin.

Këto male janë më të ulëta, në to gjenden dy qafa: Qafa e Morinës dhe Qafa e Prushit dhe përfundojnë me Malin e Pashtrikut me 1988 metra lartësi i cili është i zhveshur dhe shkëmborë, me forma karstike dhe me pak ujë sipërfaqsor.

Këtë grup malesh e përbëjnë pos Pashtrikut edhe Mali i Kunorës, Mali i Zanit, Mali i Plumbit dhe Mali i Zinit.

 

Mali i Pashtrikut është një nga destinacionet turistike më të frekuentuara në Qarkun Kukës, pjesë e Bashkisë Hasit.

Pashtriku është një zonë më një histori shumë të madhe, një trashëgimi kulturore. Gjysma është në territorin shqiptar ndërsa gjysma tjetër në atë të Kosovës. Pjesa nga Kosova është Zonë e Mbrojtur ndërsa sugjeroj edhe nga jonë shpalljen e saj si Zonë e Mbrojtjes.

Pashtriku është zonë e famshme malore në rrethin e Hasit që dallon për shkëmbinjtë e mëdhenj gëlqeror që i japin një pamje shumë të bukur malit.

Majat e malit të Pashtrikut formojnë kufirin midis Kosovës dhe Shqipërisë, ku përgjatë tyre kalon dhe lumi Drini i Bardhë.