
Sot, më datë 12 shtator 2025, në sallën e mbledhjeve të Këshillit të Qarkut Kukës u zhvillua mbledhja e radhës.
Gjatë kësaj mbledhjeje u diskutuan dhe u miratuan unanimisht nga të gjithë anëtarët e pranishëm këto pika të rendit të ditës:
1. Miratimi i fazës së parë të PBA 2026–2028.
2. Miratimi i projektit “Përkujdesje sociale për pleqtë e vetmuar në Qarkun Kukës”.
3. Disa ndryshime në buxhetin e Këshillit të Qarkut Kukës.
4. Miratimi i planit vendor të menaxhimit të integruar të mbetjeve në Bashkinë Has.
5. Raporti i monitorimit të zbatimit të buxhetit për periudhën Janar–Gusht 2025.
6. Tavanet përfundimtare për PBA 2026–2028.
7. Miratimi i planit vendor të menaxhimit të integruar të mbetjeve në Bashkinë Tropojë.
Mbledhja u mbyll me miratimin e projektvendimeve të rendit të ditës, duke theksuar rëndësinë e tyre për zhvillimin e qëndrueshëm, forcimin e politikave sociale dhe përmirësimin e menaxhimit mjedisor në Qarkun Kukës.