U zhvillua mbledhja e radhës dhe njëkohësisht e fundit për vitin 2024 e Këshillit të Qarkut Kukës

Sot, në ambientet e Këshillit të Qarkut Kukës, u zhvillua mbledhja e radhës dhe njëkohësisht e fundit për vitin 2024.
Gjatë kësaj mbledhjeje, u diskutuan dhe u miratuan në mënyrë unanime këto pika të rendit të ditës:
1. Projektvendim: “Për vërtetimin e mandatit të anëtarit të ri të Këshillit të Qarkut Kukës, z. Bledar Lleshaj.”
2. Projektvendim: “Për miratimin e fazës përfundimtare të Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2025-2027.”
3. Projektvendim: “Për miratimin e buxhetit, strukturës së administratës së Këshillit të Qarkut Kukës, si dhe të nivelit të pagave për vitin 2025.”
4. Projektvendim: “Për miratimin e Kalendarit të Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2026-2028.”
5. Projektvendim: “Për miratimin e Planit Social të Qarkut Kukës 2024-2027.”
6. Projektvendim: “Për miratimin e Planit të Veprimit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin për vitin 2025.”
7. Projektvendim: “Për miratimin e një shtese aktiviteti në Kalendarin e Eventeve Lokale ‘Trashëgimia Etnografike – Dita e Plisit/Kapuçit’.”
8. Projektvendim: “Për zgjedhjen e dy anëtarëve të Kryesisë së Këshillit të Qarkut Kukës.”

Me përkushtim dhe bashkëpunim, të gjitha vendimet u aprovuan në unanimitet nga anëtarët e pranishëm.