Sot, në ambientet e Këshillit të Qarkut Kukës, u zhvillua mbledhja e radhës për vitin 2025.
Gjatë kësaj mbledhjeje, u diskutuan këto pika të rendit të ditës:
1. Projektvendim: “Për miratimin e fazës përfundimtare të Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2026-2028.”
2. Projektvendim: “Për miratimin e buxhetit, strukturës së administratës së Këshillit të Qarkut Kukës, si dhe të nivelit të pagave për vitin 2026.”
3. Projektvendim: “Për miratimin e rregullores së administratës së Këshillit të Qarkut Kukës”.
4. Projektvendim: “Për miratimin e Kalendarit të Programit Buxhetor Afatmesëm (PBA) 2027-2029.”
5. Projektvendim: “Për miratimin e Planit të Veprimit për Menaxhimin Financiar dhe Kontrollin për vitin 2026.”
6. Projektvendim: “Për propozim për pension të posaçëm shtetëror për Z.Skender Haklaj”
7. Projektvendim: “Për miratim fondi për dhënie pagese me rastin e daljes së punonjësve në pension pleqërie.”
Të gjitha pikat e rendit të ditës u miratuan me unanimitet të plotë nga anëtarët e Këshillit të Qarkut Kukës.



