Ekonomia e Qarkut të Kukësit është e zhvilluar në disa degë si: bujqësia, blegtoria, peshkimi, turizmi, hidrocentralet, transporti etj. Qarku i Kukësit është i përbërë nga tre Rrethe të cilët janë: Rrethi i Kukësit, Rrethi Hasit, dhe Rrethi i Tropojës. Ekonomia e rajonit ka lëvizur nga bujqësia drejt ndërtimit, industrisë dhe shërbimeve. Ka shumë pak subjekte të mëdha private në rajon. Shumica e bizneseve kanë më pak se 7 punonjës pjesa më e madhe e të cilave drejtohen nga një person ose janë biznese familjare.
Sektorët ekonomike prioritarë dhe me potencial të rëndësishëm zhvillimi, rritje e konomike dhe punësimi janë: turizmi, sektori minerar dhe bimët medicinale. Rajoni ka asete të mjaftueshme për të tërhequr turistët, veçanërisht burimet natyrore të maleve, kullotat alpine, luginat e thella si dhe liqenet dhe lumenjtë.
Për sa i përket performancës ekonomike, Kukësi është konsideruar gjithmonë si një ndër rajonet më të varfëra të vendit[1]. Sipas përllogaritjeve të Bankës Botërore të ardhurat për frymë janë 1753 Euro në vit ndërkohë që të ardhurat për frymë mesatere në shkallë vendi janë 2469 Euro. Megjithatë këto vlera mund të jenë të nënvlerësuara nëse marrim parasysh efektin e shpopullimit. Gjatë tetë viteve të fundit ekonomia ka lëvizur nga bujqësia drejt ndërtimit, industrisë dhe shërbimeve. Që nga 2002, pjesa që zë vlera e shtuar bruto e bujqësisë dhe tregtisë me shumicë e pakicë kanë rënë përkatësisht me -14% dhe -15% ndërkohë që industria, ndërtimi dhe shërbime të tjera janë rritur respektivisht me 63%, 44% dhe 15%.
Grafiku i zhvillimit ekonomik Kukës sipas INST
Historiku
Qarku i Kukësit ka pasur një ekonomi në tranzicion të vazhdueshëm për shkak të kalimit nga ekonomi e centralizuar në ekonomi e tregut të lirë,duke sjellë luhatje të saj në qëndrueshmëri.Faktorë tjetër që ka ndikuar në ekonomi është migrimi i banorëve nga zonat më të larta në ato më të ulëta duke kaluar nga shfrytëzimi i një lloj ekonomie në një tjetër ku ekonomia bujqësore dhe blegtorale është zëvendësuar me atë të ndërtimit dhe tregtisë.
Bujqësi
Bujqësia në qarkun e Kukësit është një ndër fushat që siguron një përqindje të konsiderueshme të të ardhurave të banorve të zonës. Bujqësia bazohet kryesisht në kultivimin e drithërave të bukës si: misri, thekra, tërshëra, elbi, gruri etj. Qarku i Kukësit shquhet për prodhimin e patateve. Në këtë zonë ka një shfrytëzim të bimëve medicinale që siguron një sasi të ardhurash për banorët e zonës. Në këtë qark favorizuese për rritjen e këtyre bimëve është klima dhe pozicioni gjeografik i zonës.
Pemtaria e qarkut Kukës 2013.
Aftësia ujitse 2013 [3] | ||
Nr | Emërtimi | Ha |
1 | Sip toke bujqësore gjithsej | 25221 |
2 | Aftësia ujitse | 11879 |
3 | Potenciale | 11413 |
4 | Aktuale | 8130 |
5 | Faktike | 5574 |
Mjete mekanike 2013 [4] | ||
Nr | Emërtimi | Numër |
1 | Traktor me rrota | 274 |
2 | Minitarktorë | 199 |
3 | Makinë mbjellse | 175 |
4 | Motokorrse | 66 |
5 | Autokombanja | 22 |
6 | Traktor me zinxhirë | 12 |
7 | Freza | 116 |
Shuma | 864 |
Sipërfaqja, Rendimenti, Prodhimi 2014 [5] | ||||
Emërtimi | Sipërf Ha | Rend Kv/Ha | Prodhimi në tonë(Kulture e I) | Prodhimi në tonë(I+II+Bashkë- shoqëruese) |
Drithëra buke gjith kult.I-re | 5076 | 44 | 22276 | 22276 |
1.Grurë | 1325 | 39 | 5174 | 5174 |
2.Misër | 2949 | 51 | 15212 | 15212 |
3.Thekër | 532 | 23 | 1214 | 1214 |
4.Elb | 2 | 30 | 6 | 6 |
5.Tagjira | 268 | 25 | 670 | 670 |
Perime gjithsej | 590 | 200 | 11760 | 14891 |
Perime fushe | 589.1 | 197 | 11618 | 14749 |
1.Perime të njoma | 417.6 | 212 | 8867 | 11998 |
2.Perime të thata | 143.5 | 140 | 2056 | 2056 |
3.Bostane | 28 | 250 | 695 | 695 |
Serra | 0.9 | 1600 | 142 | 142 |
Patate | 614 | 222 | 13600 | 13600 |
Fasule direkte | 158 | 14 | 229 | 896 |
Nga kjo: Pllaqi | ||||
Fasule bashkshoqëruse | 1906 | 3.5 | 667 | 667 |
Kultura industriale gjithsej | 5.5 | 10 | 5.5 | 5.5 |
1.Duhan | 5.5 | 10 | 5.5 | 5.5 |
2.Luledielli | ||||
3.Panxharsheqeri | ||||
4.Sojë | ||||
Bimë Medicionale | 68 | 41 | 281 | 281 |
Foragjere të njoma | 6107 | 155 | 94574 | 100357 |
Jonxhë gjithsej | 2543 | 218 | 55642 | 55642 |
Nga kjo:-Jonxhë e re | 222 | 60 | 1353 | 1353 |
Misër foragjer | 117 | 180 | 2112 | 3170 |
Hasëll | 96 | 160 | 1544 | 1544 |
Të tjera | 3351 | 105 | 35276 | 35276 |
Foragjere nga toka djer,kullota | X | X | X | 4725 |
Sipërfaqja gjithsej e mbjellë | 12618.5 | X | X | X |
Blegtoria
Blegtoria gjithashtu është një fushë që zë një përqindje të të ardhurave të qarkut. Blegtoria është e fokusuar në mbarështimin e lopëve, gjedhëve(dele, dhi), bletëve etj. Këto përbëjnë të ardhurave bazë fitimprurëse, sigurimin e bazës ushqimore si : mishin, bulmetin, mjaltin, duke u bërë një faktor i rëndësishëm i ekonomisë. Shpërndarja e mbarështimit ndahet në bazë të zonave dhe shtrirjes gjeografike ku zonat e ulëta dhe të mesme merren me mbarështimin e deleve, lopëve, kuajve, ndërsa zonat e larta merren me mbarështimin e deleve dhe dhive.
Toka Bujqësore, Kukës
Blegtori (NR krerëve 2014) [6] | ||||
NR | Emërtimi | Gjithsej(krerë) | Gjithsej në Komplekse | Gjithsej në komplekse(Krerë) |
1 | Gjedhë Gjithsej | 41087 | ||
Lopë mbi 2 vjeç | 29208 | |||
2 | Të leshta | 73218 | ||
_ | Dele plleja | 57400 | ||
3 | Të dhirta | 33170 | ||
_ | Dhi plleja | 26357 | ||
4 | Derra | 1700 | ||
_ | Dosa | 241 | ||
5 | Njëthundrak | 4510 | ||
_ | Kuaj | 2657 | ||
_ | Nga këto: Pela | 479 | ||
_ | Mushka | 695 | ||
_ | Gomerë | 1158 | ||
6 | Shpendë gjithesej | 118733 | 10000 | |
_ | Shpendë fushe | 117403 | ||
_ | Nga këto : Pula | 100180 | ||
_ | Shpendë uji | |||
_ | Shpendë deti | 1330 | ||
7 | Bletë (koshere) | 19879 |
Prodhimi Blegtoral 2013 | ||||
Nr | Emërtimi | Gjithsej Nr. Krerë | Gjithsej-Rendimenti Kg/krerë | Prodhimi në ton |
1 | Qumësht Gjithsej | X | X | 58440.6 |
_ | Lopë | 28960 | 1795.0 | 51955.5 |
_ | Dele | 57203 | 65.0 | 3759.5 |
_ | Dhije | 24838 | 109.0 | 2725.6 |
2 | Mish Gjithsej | X | X | 7672 |
_ | Gjedhi | 22916 | 222.0 | 5078 |
_ | Dele | 50250 | 33.0 | 1677 |
_ | Dhije | 21800 | 29.0 | 625 |
_ | Derri | 1330 | 120.0 | 160 |
_ | Shpendi | 89915 | 1.5 | 132 |
3 | Lesh gjithsej | X | X | 135 |
_ | Dele | |||
_ | Dhije | |||
4 | Vezë (000/kokra) | 100146 | 138.0 | 13863 |
5 | Mjaltë | 19811 | 13.0 | 257 |